Jashanica: Dua Baten për “hakmarrje”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2015 | 16:10

Jashanica: Dua Baten për “hakmarrje”

skenderbeuBajram Jashanica u shpreh mjaft i gëzuar në fund të takimit për këtë arritje historike dhe shpreson që në ndeshjen e “play-off”-it të ketë përballë Bate Borisovin për t’u hakmarrë për eliminimin e një viti më parë.

“Është një arritje e madhe! Synimi ynë është të mos ndalemi me kaq, por të tentojmë edhe për më shumë, teksa shpresojmë për një short të mirë edhe në këtë fazë.

Duhet të vazhdojmë ëndrrën dhe për gjithë Korçën është një mbrëmje e madhe. Jemi të lumtur të gjithë për këtë rekord. Për sa i përket ndonjë preference në short, do të doja të na binte me Bate Borisovin, në mënyrë që të hakmerremi për atë eliminim që na kanë bërë një vit më parë”, u shpreh Jashanica.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"