“Jam thellësisht i prekur nga ky respekt”, Pirlo nuk e fsheh emocionin e emërimit si trajner i Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2020 | 19:15

“Jam thellësisht i prekur nga ky respekt”, Pirlo nuk e fsheh emocionin e emërimit si trajner i Juventusit

Trajneri i ri i Juventusit Andrea Pirlo nuk e fsheh dot emocionin e emërimit si strateg i kampionëve të Italisë.
Pirlo-617x300 (1)
Nëpërmjet një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, “Profesori” shprehet se është i gatshëm të nisë menjëherë aventurën në stolin bardhezi.

“Jam thellësisht i nderuar dhe i gëzuar prej këtij respekti dhe besimi që më ka dhënë Juventusi. Gati për këtë mundësi të jashtëzakonshme!”, shkruan në profilin e tij ish-mesfushori legjendar italian.

Drejtuesit e Juventusit prezantuanj dje 41-vjeçarin si trajnerin e të “Zonjës së Vjetër”. Pirlo ka firmosur deri në vitin 2022 me 36-herë kampionët e Italisë.

Emërimi si trajner i Juventusit e ka befasuar ish-kampionin e botës pasi vetëm 11 ditë më parë kishte marrë detyrën e stërvitjes së skuadrës së të rinjve të Juventusit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"