“Jam shumë i mërzitur, kishim raste ku duhej vetëm ta shtynim topin”, Dovedan: Sot lojtarët i pashë të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 16:27

“Jam shumë i mërzitur, kishim raste ku duhej vetëm ta shtynim topin”, Dovedan: Sot lojtarët i pashë të…

Bylisi barazoi me Flamurtarin në shtëpi ditën e sotme, një rezultat që e ka mërzitur së tepërme teknikun e ballshiotëve, Veljko Dovedan. Ky i fundit për mikrofonat e “Supersport”, u shpreh se kishin shumë raste për shënim dhe nuk ia dolën.bandicam 2020-02-29 16-21-59-234

Tjetër hap fals?

Në 5-6 raste është dashur vetëm ta shtysh topin në rrjetë, por nuk e bëmë. Edhe te penalltia e kishim mundësinë , por nuk ia dolëm. Nuk di çfarë të them. I pashë lojtarët të lodhur, por nuk është e thënë që të mos e shtyjnë topin në rrjetë. Jam shumë i mërzitur.

Goditjet standarte?

Normalisht këto i bëjmë edhe në stërvitje. Duhet edhe pak zemër aty dhe shkathtësi, megjithatë aty i pashë lojtarët të lodhur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"