“Jam pjesë e skuadrës më të mirë në Kategorinë e Parë”, Marku: Te Bylisi erdha që të luaj në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2024 | 14:23

“Jam pjesë e skuadrës më të mirë në Kategorinë e Parë”, Marku: Te Bylisi erdha që të luaj në Superiore

Bylisi të dielën ka zbritur në fushë, ndonëse një ditë më parë ka luajtur me Besën në kryeqytet. Stafi dhe skuadra nuk kanë pushuar pasi brenda pak ditëve kanë dy ndeshje mjaft të forta. Nesër ballshiotët do të luajnë me Kastriotin, ndërsa të hënën e ardhshme në Ballsh presin Elbasanit.

marku

Trajneri Arian Bellai ka përgëzuar djemtë për suksesin ndaj Besës dhe u ka bërë thirrje të përqendrohen te sfida e nesërme me krutanët.  Atmosfera është optimiste në Ballsh, me skuadrën që ka nisur një seri rezultatesh pozitive. Mesfushori  19-vjeçar, Aurel Marku, erdhi në Ballsh pas eksperiencave me Dinamon e Shënkollin në Kategorinë e Parë.

“Jam i lumtur që jam pjesë e skuadrës më të mirë në Kategorinë e Parë. Te Bylisi erdha që të luaj në Superiore. Jemi në rrugë të mbarë dhe këtu jam me shumë djem të talentuar. Kam luajtur me ekipin e pare, por jam titullar me U-21 dhe U-19 dhe kam shënuar 7 gola.

Shpresoj që në vijim të luaj me skuadrën e parë dhe nga këtu të kap edhe Kombëtaren U-21. Bylisi është një klub që u jep dorën talenteve. Jo më kot shumë lojtarë që sot luajnë me sukses në Superiore kanë spikatur në Ballsh vite më parë”, u shpreh mesfushori me tipare sulmuese i Bylisit.

ERJON SALIAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"