Izoloi Lukakun në Ligën e Europës, flet Gabia: Fatkeqësisht nuk mjaftoi, dua ta shoh gotën gjysmë të mbushur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 21:42

Izoloi Lukakun në Ligën e Europës, flet Gabia: Fatkeqësisht nuk mjaftoi, dua ta shoh gotën gjysmë të mbushur

Ndër më të mirë në fushë për Milanin. Jo vetëm sepse bllokoi të gjithë sulmuesit e Romës me Lukakun në krye, por edhe sepse pati kurajo për të kërkuar golin me nisma personale. Mateo Gabia konfirmon edhe një herë momentin e mirë personal, teksa pas sfidës me Romën shpjegoi:

gabbia.milan.2023.24.trattiene.lukaku.roma.1440x864

“Humbëm këtë ndeshje në gjysmën e pjesë së parë. Duhet të kujtojmë reagimin që patëm, sidomos në minutat e fundit. Nëse luajmë me këtë zell në Romë mund të marrim kënaqësi. Personalisht nuk mendoj se ishim të shpërqendruar, ndaj për aq sa pamë në fushë unë dua ta shoh gotën gjysmë të mbushur”.

Pas një javë do të nevojitet një Milan më i mirë, sidomos në elementë kyç si Leao, Zhiru apo ndonjë tjetër. Lidhur me ndeshjen e kthimit, mbrojtësi kuqezi shtoi:

“Nuk e di çfarë do të bëjë Roma, por ne do të mendojmë për kampionatin dhe për një sfidë me shumë peshë si ajo e së dielës. Nga e hëna do të nisim të mendojmë për mënyrën se si mund të fitojmë në Romë.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"