“Italia, gati për të mëdhatë”, Frederiko Kieza: Performanca, meritë e Mançinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2021 | 14:50

“Italia, gati për të mëdhatë”, Frederiko Kieza: Performanca, meritë e Mançinit

Italia luan ndaj Uellsit këtë të diel, për të certifikuar përfundimisht vendin e parë në Grupin A, pas dy fitoreve 3-0 ndaj Turqisë dhe Zvicrës. Nga qendra e ekipeve kombëtare, “Coverciano”, Federiko Kieza i cili ka zhvilluar 29 minuta deri më tani, prezanton edhe sfidën e fundit në grupe për “Axurrët.

Kieza65

Me gjasë do të jetë që nga minuta e parë në këtë ndeshje. “Bëjmë mirë të ëndërrojmë, pasi këtu jemi të gjithë për të arritur një objektiv të madh. Trajneri Mançini i ka në konsideratë të 26 lojtarët e grumbulluar.

Objektivi është i madh dhe duhet të jemi të gjithë gati për të dhënë një dorë. Unë luaj kudo që më vendos trajneri, nuk është problem”, është shprehur fillimisht futbollisti i Juves, duke theksuar se në këtë edicion, “Axurrët” nuk kanë titullarë fiks dhe se të gjithë mund të kenë shans

ITALIA

“Kjo skuadër ka shumë cilësi në çdo repart. Unë kam disa karakteristika, por të gjithë mund ta bëjnë diferencën në këtë skuadër. Të gjithë duhet të ndihemi të rëndësishëm dhe gati. Për të shkuar deri në fund, duhet të përballemi me kombëtare të forta si Belgjika dhe Franca dhe jemi gati për të luajtur ndaj tyre. Kemi maturinë e duhur për t’u përballur”, ka përfunduar Kieza.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"