Ishte mes Tiranës dhe Partizanit, menaxheri zbulon prapaskenat e transferimit të Kaçes tek “demat”: Ja mesazhi që mori nga Olsi Rama…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 23:55

Ishte mes Tiranës dhe Partizanit, menaxheri zbulon prapaskenat e transferimit të Kaçes tek “demat”: Ja mesazhi që mori nga Olsi Rama…

Menaxheri shqiptar, Drini Çaushi, operon prej kohësh në tregun grek dhe ka pasur disa lëvizje me lojtarët shqiptarë e të huaj në klube të Superiores. Gjithashtu, ka qenë edhe pranë Kombëtares. Çaushi ka zbuluar të vërtetën e transferimit të Ergys Kaçes te Partizani, duke treguar disa detaje të reja. E vërteta mes bisedimeve me Tiranën dhe Partizanin, si dhe për ofertat që i janë bërë janë zbuluar nga Çaushi. 

120615407_458599795546807_2703458952003771947_n

“Në fillim të korrikut, vjen Ergysi nga Athina dhe takohemi bashkë. Tirana më thotë që ma sill Erys Kaçen, i jap 150 mijë euro, 15 mijë euro në muaj. Edhe flas me Ergysin, Gysi nuk donte të shkonte pasi donte të shikonte ofertat në Europë, ashtu i kishte ambiciet. Për një moment, ngrijnë të gjitha gjërat, asnjë kontakt me Shqipërinë”, tha fillimisht Çaushi. Më pas, menaxheri shtoi për emisionin “Gol nga Tribuna”:

ergys kace

“Për një moment, i vjen një mesazh nga Olsi Rama Ergys Kaçes. Gysi më merr në telefon dhe më thotë që Olsi Rama i Partizanit e ka kontaktuar. As nuk e njihte që ishte vëllai i kryeministrit. I thashë që është drejtori i Partizanit, a i interesonte si ofertë. ‘Jo, – tha, – nuk më intereson fare’.

Edhe kështu vazhdoi kjo situatë, duke pritur, duke pritur. Kaçe refuzoi ofertën e Apollos Smirni, 170 mijë euro. Refuzoi një ofertë tjetër të Panatolikos, 180 mijë euro, sepse priste ndonjë ofertë shumë më të mirë. Pastaj, Ergysi shkon në Korçë dhe aty fillojnë bisedimet me Partizanin. Partizani në fillim fut 120 mijë euro plus bonuse, tani thonë 150 mijë, këto nuk i di, i ka zgjidhur vetë Ergysi me drejtuesit e Partizanit.

Tirana nuk e ka kontaktuar gjatë kësaj periudhe. Unë kontaktova përsëri me presidentin e Tiranës dhe më tha që nuk hapet dot në buxhet, pasi i ka marrë lojtarët. Tha gjithashtu që Kaçe është luks për Ti ranën, pasi kishin shitur dhe Çelhakën. Kjo është e vërteta, Partizani ka bërë një goditje shumë të mirë. I urojmë Ergysit sukses dhe ishalla bën një sezon shumë të mirë. Shpresoj që me anë të Partizanit të fitojë edhe Kombëtaren”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"