Ishte kandidat për pankinën e Bajernit, trajneri spanjoll rinovon kontratën me klubin në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2024 | 17:55

Ishte kandidat për pankinën e Bajernit, trajneri spanjoll rinovon kontratën me klubin në Angli

Bajern Mynih ka parë t’i reduktohen alternativat që ka në dispozicion për pankinën për sezonin e ardhshëm. Ai që cilësohej si kandidati kryesor për të marrë vendin e lënë bosh nga Tomas Tuhel, Unai Emeri, ka vendosur të mos lëvizë nga radhët e Uest Hem.

emeri

Klubi anglez bëri të ditur se ka zgjatur marrëveshjen me teknikun spanjoll dhe tashmë skadenca e kontratës do të jetë në verën e vitit 2027. Tekniku kishte marrë skuadrën në vendin e 17 në renditje në tetorin e vitit 2022, por arriti të bënte një sezon spektakolar duke  mbyllur Premier Ligën në vendin e 7, për ta kthyer në Europë për herë të parë që nga viti 2010.

Fakti që Aston Vila u kthye në një skuadër pretendente për kualifikimin në Ligën e Kampioneve teksa ka shkuar në gjysmëfinalet e Ligës së Konferencës, e bëri Emri një kandidat për shumë klube të mëdha, mes të cilëve edhe Bajern Mynih. Por rinovimi i sotëm, mbyll çdo derë për largimin e tij gjatë verës nga drejtimi i kësaj skuadre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"