Ish-ylli i Anglisë po përballet me falimentimin. Financoi projektin e dështuar bashkë me Bekham, Zherard etj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2024 | 16:23

Ish-ylli i Anglisë po përballet me falimentimin. Financoi projektin e dështuar bashkë me Bekham, Zherard etj…

Emile Heski (45 vjeç), ish-lojtar i ekipit kombëtar anglez dhe Liverpul, Aston Villa dhe Leisterit, u fut në probleme të mëdha financiare. Ai dyshohet se së pari humbi një shumë të madhe parash kur u bashkua me skemën e investimeve të famshëm prej 1.6 miliardë paund.

heski fakaj

Ky investim u drejtua nga ndërmarrja financiare Ingenious Media, e cila financoi më shumë se 60 filma. David Bekham, Stiv Zherard, Xhimi Karrager dhe Robi Uilliams gjithashtu gjoja investuan në atë skemë financiare.

Përveç kësaj, gjykata mbylli edhe lokalin e tij në Londër për shkak të një borxhi prej 163,000 paund. Për më tepër, Heski u gjobit me 42,000 paund për mospagim taksash midis 2017 dhe 2020. Ai dyshohet se ka përvetësuar 92,000 paund.

Pas karrierës së tij, Heski punoi si trajner i ekipit të femrave të Leister Sitit dhe ekipit kombëtar anglez nën moshën 18 vjeç. Dy djemtë e tij vazhdojnë ëndrrën e futbollit, ku janë të angazhuar tek ekipet e moshave të Mançester Sitit.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"