Ish-trajneri i Junaitid “thumbon” Murinjon: Edhe ekipi im nuk bënte kaq lojë të mërzitshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2017 | 20:58

Ish-trajneri i Junaitid “thumbon” Murinjon: Edhe ekipi im nuk bënte kaq lojë të mërzitshme

Sikur të mos mjaftonte humbja në derbi, tashme Hoze Murinjos i duhet të merret edhe me lumin e kritikave kundrejt tij. Paraardhësi i portugezit në stolin e Junaitid ka kritikuar Murinjon për lojën e bërë dhe ka lavdëruar Sitin e Guardiolës, që tashmë ndodhet 11 pikë larg rivalëve të qytetit.

van gal

“Unë do të shikoja më parë Sitin se Junaitid, sepse duket qartë që Siti ka një skuadër më të mirë. Junaitid tani po luan futboll mbrojtës, ata thjeshtë parkojnë autobusin para portës, ndërsa unë të paktën beja futboll sulmues dhe jo futboll të mërzitshëm si tani”, ka deklaruar Van Gal.

murinjo

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"