Ironizon diskutimet me lojtarët e tij, Guardiola: Ja pse e kritikova Grilishin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2024 | 13:52

Ironizon diskutimet me lojtarët e tij, Guardiola: Ja pse e kritikova Grilishin

Pep Guardiola do të kërkojë t’i bëjë pre sion Liverpulit ndërsa Mançester Siti zbret sot në fushë në një ndeshje jo të lehtë kundër Aston Vilës. “Qytetarët” do të kenë mundësi t’i bashkohen “reds”-ave në krye të klasifikimit me një fitore, ndërsa skuadra e Klopit zbret në fushë të enjten kundër Shefilld Junajtidit.

grilish guardiola

Trajneri katalanas u pyet në konferencën për shtyp edhe për diskutimet e tij të zakonshme plot pasion që ndodhin në mes të fushës me lojtarët e tij, i fundit ndër të cilët ishte ai me Xhek Grilish, pas ndeshjes kundër Arsenalit në “Etihad” të dielën (0-0). I kritikuar shpesh se e bën një gjë të tillë për të dhuruar shou, Pep u përgjigj me sarkazëm:

“E bëj për kamerat, për egon time. Unë jam personi i famshëm i skuadrës dhe nëse del në kamera atëherë mund të fle, sepse kam një kënaqësi të jashtëzakonshme. Unë përpiqem gjithmonë që të kritikoj lojtarët dhe t’i lë të ndiejnë se sa të dobët janë, dhe çdo kompliment mbetet gjithmonë me mua, jo me lojtarët”.

Në lidhje me përvojën e Mançester Sitit që ka fituar titullin në tri sezone radhazi dhe nëse kjo e bën favorit edhe për këtë sezon, katalanasi tha: “Ka të bëjë vetëm me fitoret e ndeshjeve, kjo është ajo që duhet të bëjmë. Nuk kemi shumë shanse për të humbur pikë. Aston Vila po luan për t’u kualifikuar në Ligën e Kampioneve, çdo ekip luan për diçka, kështu që ndeshjet e fundit do të jenë të vështira për t’u menaxhuar. Përvoja jonë e fundsezoneve të forta ka mbaruar, nuk ka shumë rëndësi. Ajo që ka rëndësi është Aston Vila. Kemi qenë në gjendje të fitojmë shumë ndeshje radhazi më parë, nuk e di sa mund të fitojmë tani. E vetmja gjë që ka rëndësi është se si të mund Aston Vilën”.

Më pas, trajneri i kampionëve vlerësoi punën e kolegut Unai Emeri: “Është e shkëlqyer, mënyra se si ata luajnë. Unai ka qëndrueshmëri çdo sezon. Ata kanë qenë mbresëlënës. Nuk i kam parë të gjitha ndeshjet e tyre, por mendoj se ata do të luajnë me të njëjtin sistem dhe ide. Ata janë të zotë në goditjet standarde dhe në tranzicion, me dy lojtarë të shpejtë përpara. Kjo është arsyeja pse ata janë aty ku janë”.

AKE – Pep konfirmoi se Natan Ake do të mungojë pas dëmtimit kundër Arsenalit. Ndërsa për treshen e dëmtuar, Stons, Uoker dhe Ederson, ai shtoi: “Xhon Stons ndoshta mund të luajë, ndërsa dy të tjerët nuk kanë shanse”.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"