“Interi fiton me mashtrim”, Saki tërboi zikaltrit me akuzën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 23:43

“Interi fiton me mashtrim”, Saki tërboi zikaltrit me akuzën

Deklaratat e Arrigo Sakit se Interi është duke fituar me mashtrim dhe që në Itali të gjithë bëjnë gjithçka vetëm për të triumfuar në mënyrë jo korrekte nuk janë pritur aspak mirë nga drejtuesit e skuadrës zikaltër.

saki

Lajmin e bën të ditur “Corriere Dello Sport” që shkruan se kjo deklaratë i ka tërbuar drejtuesit e Interit dhe shihet si një mungesë respekti për punën që ata po bëjnë për të rindërtuar një skuadër të fortë edhe në planin ekonomik. Megjithatë, nuk do të ketë asnjë deklaratë kundër tij apo replikë në media.

Marota ka kërkuar që skuadra të mos bëjë asnjë reagim në lidhje me këtë çështje pasi do të niste një tjetër diskutim të kotë në prag të festës së titullit kampion. Sipas interistëve, Saki duhet të analizojë atë që ndodh në fushën e lojës dhe të mos kalojë në tema të tjera që nuk janë kompetencë e tij. Deklarata e tij u bë në prezantimin e librit dhe u përhap me shpejtësi në mediat italiane duke krijuar shumë polemika.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"