Inter nuk i “ndahet” Mançester Junajtid, kërkon një tjetër lojtar nga klubi anglez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 13:39

Inter nuk i “ndahet” Mançester Junajtid, kërkon një tjetër lojtar nga klubi anglez

Inter është gati të bëjë një ofertë për mbrojtësin e Mançester Junajtid, Kris Smolling. Anglezi ishte i huazuar tek Roma, por klubi kryeqytetas nuk arriti dot një marrëveshje me Mançester Junajtid për ta blerë përfundimisht mbrojtësin.

smolling

“Djajtë e Kuq” kërkojnë 20 milionë euro për Smolling, ndërsa Roma arriti deri në 15 milionë euro me ofertën e saj që u refuzua nga anglezët. Por tashmë, “Gazzetta Dello Sport” pretendon se Interi është gati të bëjë ofertën e tij për Smolling.

Zikaltërit kanë një marrëdhënie të mirë me Mançester Junajtid, pasi kanë arritur marrëveshje me klubin anglez për Romelu Lukakun dhe Aleksis Sançez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"