Iliria, përkushtim maksimal ndaj pukjanëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2012 | 13:30

Iliria, përkushtim maksimal ndaj pukjanëve

Trajneri i skuadrës së Ilirisë, Fatmir Sala, ka kërkuar nga lojtarët e tij përqendrim maksimal për ndeshjen e radhës ndaj Tërbunit në transfertë. Pukjanët janë një nga rivalët kryesorë të fushë-krujasve në garën për një vend në kreun e klasifikimit, ndaj kjo ndeshje cilësohet si mjaft delikate. “Për ta kaluar këtë pengesë, duhet përkushtim maksimal. Nuk na mungojmë aftësitë për ta përballuar kundërshtarin, por duhet bërë kujdes”, – u ka thënë Sala lojtarëve të tij. Ndërkohë, në skuadër atmosfera është mjaft pozitive, pasi fitorja me Elbasanin në shifra të thella u ka dhënë më shumë kurajë futbollistëve. Vetë tekniku do të ketë mundësinë e zgjedhjes së formacionit, duke qenë se i ka të gjithë lojtarët në dispozicion, pa asnjë mungesë për shkaqe dëmtimesh apo kartonësh.
Shkelqim Hasani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"