Ikardi drejt rikthimit në Serinë A, tifozëve të Interit nuk do t’ju pëlqejë transferimi i tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 22:25

Ikardi drejt rikthimit në Serinë A, tifozëve të Interit nuk do t’ju pëlqejë transferimi i tij

Mauro Ikardi mund të rikthehet në Milano. Por nuk ka një rikthm tek Interi, por te rivalët e Milanit. Tani për tani, ky transferim është vetëm një hipotezë, por asgjë nuk është e pamundur, duke parë situatën.

ikardi

Një sulmues që e njeh mirë Serie A dhe që do të siguronte një fanellë si titullar, duke zëvendësuar Oliver Zhiru, që pritet të shkojë në Amerikë. Francezi po shqyrton seriozisht mundësinë për t’i thënë lamtumirë Milan në fund të sezonit.

Për Milanin lind problemi i zëvendësimit të “numrit 9”. Sesko, David dhe Zirkze janë në krye të preferencave, por ato kushtojnë shumë dhe për t’i sjellë në Serinë A duhet mposhtur konkurrenca e fortë. Nga ana tjetër, Ikardi në moshën 31- vjeçare do të mbërrinte për një shumë modeste. Aktualisht luan në Turqi me Fenerbahce.

Madje, për t’u rikthyer në Milano, ai mund të ulë edhe kërkesat për pagën, aktualisht 10 milionë euro. Milani mendon për këtë dhe po vlerëson lëvizjen, por është ende herët për të planifikuar sezonin e ardhshëm dhe strategjitë e transferimit do të vendosen në marrëveshje me trajnerin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"