“Ibra, një 39-vjeçar i jashtëzakonshëm”, Zakeroni: Milani ka shanse të mëdha, ky sezon i çuditshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 19:45

“Ibra, një 39-vjeçar i jashtëzakonshëm”, Zakeroni: Milani ka shanse të mëdha, ky sezon i çuditshëm

Alberto Zakeroni ka drejtuar disa ekipe në Serinë A, por sivjet bën tifo për Milanin. Në një intervistë për “TMW”, tekniku kampion Italie në vitin 1999 pikërisht me kuqezinjtë, deklaroi:

Zakeroni

“Milani e ka nisur kampionatin më mirë se të gjithë sepse ka ruajtur vazhdimësinë e sezonit të kaluar. Për të dhënë një mendim më të saktë duhet pritur përfundimi i fazës së parë, por shanset e kuqezinjve janë të mëdha sepse ky sezon është i çuditshëm dhe i kushtëzuar në mënyrë të fortë nga pandemia dhe infektimet e papritura”.

Zakeroni

Sipas Zakeronit, diferencën mund ta bëjë Zlatan Ibrahimoviçi, i cili po shkëlqen, pavarësisht moshës duke qenë kryegolashënuesi i Serisë A. “Është një burrë në sulmin e Milanit që po zhvendos ekuilibrat. Pavarësisht përvojës sime, nuk më kujtohet ndonjë 39-vjeçar që të ketë qenë kaq i rëndësishëm për ekipin e tij”, përfundoi Zakeroni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"