I shkatërroi vilën, pronari hedh në gjyq ish-futbollistin e Barcelonës: Përdornin perdet si lëkundëse se*si

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 20:51

I shkatërroi vilën, pronari hedh në gjyq ish-futbollistin e Barcelonës: Përdornin perdet si lëkundëse se*si

Ish-futbollisti i njohur turk, Arda Turan, kaloi një periudhë të karrierës së tij edhe në radhët e skuadrës së Barcelonës. Më saktësisht, ai luajti atje nga vitit 2015, deri në vitin 2017. Ai nuk la shumë shenjë në klubin katalanas, por mesa duket ka lënë shumë të tilla në vilën luksoze që kishte marrë me qera në periferi të Barcelonës.

asdsdadsadsaadsaadsdas

Pronari i kësaj vile, që përllogaritet se ka vlerën 18 milionë euro, e ka hedhur në gjyq turkun për dëmet që ka shkaktuar. Ai ka treguar provat dhe dokumentet për gazetën spanjolle “El Periodico” duke zbuluar se kërkon dëmshpërblim prej rreth 230 mijë eurosh.

Në tregimin e tij për gazetën, ai tha se Turan nuk ishte kujdesur aspak për mirëmbajtjen e vilës dhe ftonte aty miqtë e tij, të cilët zhvillonin festa të çmendura dhe përdornin edhe perdet si lëkundëse seksi.

“Ata kanë lënë kudo të djegura cigaresh, edhe në mobilje. Kur ata shihnin futboll dhe shënohej ndonjë gol, në varësi të ekipit që shënonte, hidhnin telekomandën në pishinë. Telekomandë që kushtonte 1 mijë euro. Kanë hedhur 10 a 15 të tilla”, shpjegoi ndër të tjera ai, duke treguar se kur kishte marrë vilën me qera në fillim Arda Turan e kishte dezinfektuar plotësisht, që të eliminonte mbetjet biologjike të pronarëve të mëparshëm që nuk ishin myslimanë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"