I shënoi supergol me roveshatë Partizanit, klubi i Serisë A ofron 14 milionë euro për sulmuesin 23-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 21:00

I shënoi supergol me roveshatë Partizanit, klubi i Serisë A ofron 14 milionë euro për sulmuesin 23-vjeçar

Artur Kabral pritet të jetë zëvendësuesi i Duzhan Vlahoviç te Fiorentina. Sipas eksperit të merkatos, Fabricio Romano, drejtuesit “vjollcë”, janë gati të paguajnë 14 milionë euro plus 2 bonuse, për të siguruar shërbimet e brazilianit 23-vjeçar, i cili është duke shkëlqyer te Bazeli.

Kabral5

Vlen të theksohet se Kabral, i shënoi supergol me roveshatë Partizanit, në ndeshjen e 22 korrikut, të zhvilluar në Zvicër dhe të vlefshme për kualifikueset e Ligës së Konferencës.

Supergoli-me-roveshate

Braziliani gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e kthimit të zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Këtë sezon Kabral ka shpërthyer me fanellën e Bazelit. Mes kampionatit zviceran dhe Ligës së Konferencës ai ka shënuar deri tani 27 gola në 31 paraqitje, duke u shndërruar në një lider te klubi më i titulluar në Zvicër.

Vlerësimi i Baselit është 18 milionë euro, por propozimi i parë i Fiorentinës është konsideruar i rëndësishëm dhe vendimtar. Në ditët e ardhshme pritet që të nisin edhe negociatat konkrete, për transferimin e brazilianit në Serinë A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"