Hysaj gati të largohet nga Napoli, klubi anglez rishfaq interes për mbrojtësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 8:58

Hysaj gati të largohet nga Napoli, klubi anglez rishfaq interes për mbrojtësin

Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares, duket se në janar do të largohet nga Napoli, pasi klubi nuk dëshiron që ta humbasë më parametra zëro në verë.

Hysaj444

Hysaj u kërkua jo nga pak skuadra gjatë verës, përmendim këtu Roma, Çelsi apo dhe Valencia.

Siç raportojnë mediat italiane, Çelsi e ka rikthyer interesin për mbrojtësin kuqezi dhe duket se do të lëvizë gjatë merkatos së janarit.

Hysaj

Ky sezon është i vështirë për Napolin dhe lojtarin, pasi përveç dëmtimit horror që pati në ndeshjen me Torinon, Ançeloti nuk e nis si titullar, kështu që largimi në janar thuajse është i sigurt.

Mbetet të shihet, nëse pikësëpari Napoli do vështirësojë  operacionin me kërkesat e larta, siç shpesh herë bën dhe sa Çelsi është e gatshme të transferoj mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, kur këtë sezon Lampardi beson shumë te talentet e ekipit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"