Humbja në sfidën e parë dhe besimi për përmbysjen e madhe, flet Pioli: Ja çfarë nuk shkoi ndaj Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 23:51

Humbja në sfidën e parë dhe besimi për përmbysjen e madhe, flet Pioli: Ja çfarë nuk shkoi ndaj Romës

Stefano Pioli u shfaq i trishtuar pas humbjes 0-1 që Milani regjistroi në shtëpi ndaj Romës në aktin e parë çerekfinal të Ligës së Europës.

Pioli-11042024-MilanLive

Në një “San Siro” të mbushur plot, performanca e kuqezinjve nuk i përmbushi pritshmëritë, teksa milanistët do të kërkojnë përmbysjen e madhe në duelin e kthimit në kryeqytetin italian pas një jave. Në lidhje me këtë përballje foli edhe trajneri Pioli, i cili për “Sky Sport” ndër të tjera deklaroi:  

“Kishim disa vështirësi në pjesën e parë, duhet të ishim më të guximshëm. Ata krijuan disa situata, ne pësuam një gol nga këndi ku ata u treguan më të zgjuar. Pastaj e luajtëm ndeshjen, edhe pse jo me cilësinë dhe qartësinë e kohëve të fundit. Ishte një barazim, skuadra mund të bëjë më shumë dhe më mirë. Ne mund t’i rregullojmë gjërat. 

Nuk e prisja El Sharauin në të djathtë, por asgjë nuk ka ndryshuar për ndeshjen tonë. Ndoshta gjetëm më pak hapësirë në të majtë, por kishim më shumë në të djathtë. Kishim situata për të barazuar dhe nuk ia dolëm. Më pëlqeu pjesa e dytë, na mungonte energjia për të thyer bllokimin ose për të kompensuar deficitin. 

Pres shumë krenari dhe shumë vullnet në kthim. Nuk do të jetë e lehtë të përmbysësh rezultatin, u thashë djemve që nëse ka një skuadër që mund ta bëjë, është e jona. Të bësh më mirë nuk është një sukses, duhet më shumë vëmendje dhe më shumë qartësi. Ne kemi cilësitë për të luajtur një ndeshje të shkëlqyer të enjten e ardhshme, nuk e bëmë  

Nuk më pëlqen të flas kurrë për episode arbitrimi, por më dukej se kishte një pozicion jashtë loje në aksionin që çoi në goditjen e këndin te goli. Më pas Abrahami e goditi topin me dorë, edhe pse donte ta gjuante me kokë… 

Pulisiç-Loftus Çik dhe Leao janë tre lojtarë që luajnë në një nivel të lartë kohe dhe kanë besim, edhe në një mbrëmje jo të mirë. I bëra ndryshimet kur mendova se ishte e drejtë”, u shpreh Pioli.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"