Humbja ndaj Partizanit në miqësore, trajneri i Pogradecit: Me mungesa, por duhet të ishim agresivë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 18:40

Humbja ndaj Partizanit në miqësore, trajneri i Pogradecit: Me mungesa, por duhet të ishim agresivë

Trajneri Ardian Abazaj, në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, tregoi edhe arsyet që ndikuan në humbjen e Pogradecit në miqësoren me Partizanin.

Abazaj222

Liqenorët patën disa mungesa në këtë takim, por kjo nuk shikohet si justifikim nga trajneri Abazaj, i cili pas sfidës u shpreh: “Duhet të ishim treguar agresivë në lojën tonë, pasi i dhamë shumë mundësi kundërshtarit të qarkullonte topin në mesfushë dhe kemi qëndruar pak të tërhequr.

Megjithëse kemi pasur shumë mungesa, kjo nuk do të thotë se ata që luajnë nuk janë pjesë e fanellës sonë. Ekipi ka edhe peshën e lodhjes dhe tani do të mendojmë për një ulje të ngarkesave dhe presim që të fillojë kampionati”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"