Huazim me të drejtë blerje, Egnatia zyrtarizon lëvizjen e radhës në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2023 | 22:17

Huazim me të drejtë blerje, Egnatia zyrtarizon lëvizjen e radhës në merkato

Klubi i Egnatias ka bërë një tjetër lëvizje ne merkato, duke përforcuar radhët me një lojtar i cili pritet të ndihmojë në fazën ofensive.

lemin

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, rrogozhinasit bënë të ditur se kanë firmosur me mesfushorin ofensiv nga Mauritania, Mohamed Lemine Haubot. Futbollisti 21-vjeçar ka bindur stafin në ndeshjet miqësore, ndaj është arritur akordi për huazimin e tij nga klubi që zotëron kartonin, me të drejtë blerje përfundimtare .

“KF Egnatia njofton se ka arritur marrëveshjen me Chemal FC skuadrën nga Mariutania për huazimin me të drejt blerje të fantazistit Mohamed Lemine Hawbott.

Lemine luan si fantazist, në miqësoret e aktivizuara ai ka shënuar edhe gol duke treguar cilësi që do ti shërbejnë ekipit”, shkruhej në njoftimin e Egnatias.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"