Huazim lojtarësh në merkaton e dimrit, klubi i Kategorisë së Dytë bën binjakëzim me Dinamon dhe Partizanin  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2023 | 23:29

Huazim lojtarësh në merkaton e dimrit, klubi i Kategorisë së Dytë bën binjakëzim me Dinamon dhe Partizanin  

Qyteti i Pogradecit është shndërruar në një nga destinacionet e preferuara të ekipeve shqiptare për të kryer fazën përgatitore, për shkak të klimës së favorshme që ka në stinën e verës. Ndërkohë së fundmi, Bashkia e qytetit liqenor, ka bërë një marrëveshje binjakëzimi, me dy nga klubet e elitës së futbollit shqiptar.  

Stadiumi i Pogradecit

Bëhet fjalë për Partizanin dhe Dinamon. Këtë gjë e ka zbuluar vetë Bashkia nëpërmjet një shkrese zyrtare ku tregohet se skuadra e Pogradecit, që këtë sezon militon në Kategorinë e Dytë, ka të drejtë që fazën dimërore ta zhvillojë pa pagesë në një prej fushave të ambienteve sportive të Partizani dhe Dinamos.

1

Gjithashtu liqenorët mund të huazojnë lojtarë në merkaton e dimrit, nga radhët e Partizanit dhe Dinamos. Kjo marrëveshje binjakëzimi është e vlefshme për sezonin e ri që pritet të nisë 2023-2024. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"