Historia e pabesueshme nga Italia, futbollisti 12-vjeçar goditet nga rrufeja dhe zgjohet me… Forca Milan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2023 | 16:47

Historia e pabesueshme nga Italia, futbollisti 12-vjeçar goditet nga rrufeja dhe zgjohet me… Forca Milan

Historitë e ndryshme ndër vite, kanë treguar shpesh herë se futbolli është më shumë se një lojë, teksa edhe një herë tjetër e ka vërtetuar diçka të tillë një histori nga Italia.

Milan festa

Një futbollist 12-vjeçar u godit nga rrufeja para se të zbriste në fushë për stërvitje, teksa fatmirësisht ai ka arritur të shpëtojë. Pak kohë pasi u godit, ai u përmend dhe fjalët e para që tha pasi u zgjua, ishin “Forca Milan”.

Ndërkohë, vetë kryebashkiaku u shpreh më pas se do të shkonte ta vizitonte pasi të bëhej pak më mirë. “Fëmija ishte mbledhur dhe menjëherë pas i u zgjua, tha Forca Milan. Sapo të më lejojë stafi mjekësor, do të shkoj për vizitë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"