Hidhet shorti për Ligën e Kampionëve, Drita njeh kundërshtarin

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Qershor 12, 2018 | 15:10

Hidhet shorti për Ligën e Kampionëve, Drita njeh kundërshtarin

Skuadra kampione e Kosovës, Drita ka mësuar kundërshtarin e saj në Ligën e Kampionëve, turni paraeleminator. Në total ishin 4 skuadra që merrnin pjese. Shorti i ka vendosur përballë skuadrën nga Andora, Santa Koloma.

Foto-del-Victoria-Stadium

Në finale të kësaj faze Drita do të përballet me fituesin e çiftit La Fiorita- Linkoln. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Gjibraltar. Takimi i parë luhet në 26 qershor, dhe finalja në 29 qershor. Këto ndeshje janë me eleminim direkt.






www.minuta90.com