Heronjtë e fitores së Liverpulit, Salah-Eliot: Mund të bëjmë diçka të veçantë, qëllimi është fitimi i titullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2023 | 17:10

Heronjtë e fitores së Liverpulit, Salah-Eliot: Mund të bëjmë diçka të veçantë, qëllimi është fitimi i titullit

Dy heronjtë e fitores së Liverpulit ndaj Kristal Palas, Salah-Eliot, pas ndeshjes kanë treguar ndjesitë e suksesit të fundit dhe objektivin që ka klubi këtë sezon në Premier Ligë. Sulmuesi i Liverpulit, Mohamed Salah, për “TNT Sports”, pasi shënoi golin e tij të 200-të për “Reds” u shpreh: “Gjëja më e rëndësishme ishte që ne fituam ndeshjen. Është një ndjenjë e mrekullueshme. Jam i lumtur për rekordin dhe që fituam ndeshjen.”

LIPULI

Për fituesin e ndeshjes Harvi Eliot: “Ai është një djal i mirë dhe po mëson. Më pëlqen ta shtyj atë në palestër. Ai do të ketë një karrierë të mirë. Nëse dëshiron të flasë, thjesht ejani tek unë”.

Ngjashmëria me ekipin fitues të titullit: “Unë shoh mentalitetin për të vazhduar të luftojmë deri në fund. Ne vazhdojmë ta bëjmë këtë. Kemi një ekip të ri tani, janë gjashtë ose shtatë lojtarë. Ne duhet t’u japim atyre këshilla. Ata po mësojnë shumë dhe janë vërtet të mirë. Ne mund të bëjmë diçka të veçantë këtë vit.”

Harvi Eliot

Autoi i golit të fitores për Liverpul, Harvi Eliott, duke folur për “TNT Sports” u shpreh: “Është gjithmonë një ndjenjë e mrekullueshme të shënosh, veçanërisht të fitosh ndeshjen gjithashtu. ‘Selhurst Park’ është një vend i vështirë për të fituar. Ne nuk dorëzohemi deri në vërshëllimën e fundit.”

Për ndikimin e Mohamed Salah: “Përfundimi im sot thjesht përmbledh atë që kam mësuar prej tij. Nëse do të flisja për ndikimin që ai ka pasur tek unë, atëherë të gjithë do të mërziteshin!”

Për shanset e Liverpulit për titull: “Ne po shkojmë në drejtimin e duhur. Sezoni është ende i gjatë. Ne duhet të sigurohemi që të vazhdojmë të marrim tri pikët dhe nëse jemi pretendentë në fund të sezonit, atëherë le të shkojmë për atë. Qëllimi është të fitojmë titullin në Premier Ligë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"