Hera e 6-të në formacionin e javës, mbrojtësi i Kombëtares me statistika të frikshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2019 | 22:13

Hera e 6-të në formacionin e javës, mbrojtësi i Kombëtares me statistika të frikshme

Mbrojtësi i Kombëtares, Ardijan Ismajli është duke zhvilluar një sezon fantastik në kampionatin kroat. Shqiptari është zgjedhur për herë të gjatë në formacionin më të mirë të javës nga “Telesport.hr”, teksa statistikat e 22-vjeçarit “mrekullojnë” kroatët, të cilët nuk i kursejnë elozhet për Ismajlin.

Ismalji

ISMAJLI (307), Hajduk – Hera e gjashtë në formacionin më të mirë. 63 pasime të sakta nga 67 (asiste 0/1, brenda zonës 0/1), një goditje në portë, 10 duele të fituara nga 13, dy driblime të kryera, një sulm i nisur me sukses nga dy tentativa. 8 krose, 6 topa te rikuperuar (1 në mesfushën kundërshtare)”, shkruhet në vlerësimin e bërë nga “Telesport.hr” për Ardijan Ismajlin.

Ismajli

Ndërkohë duhet theksuar se në formacionin më të mirë të javës është përfshirë edhe ish-mbrojtësi i Partizanit, Amir Rrahmani. Edhe për Rrahmanin, ashtu si Ismajli, është hera e 6-të që përfshihet mes më të mirëve.

INFOGRAFIKA HNL momcad kola RADNO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"