Hebaj në shënjestrën e Vllaznisë, sulmuesi i Teutës u kthen përgjigje shkodranëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2020 | 10:11

Hebaj në shënjestrën e Vllaznisë, sulmuesi i Teutës u kthen përgjigje shkodranëve

Rubin Hebaj refuzon të rikthehet në Shkodër dhe me shumë mundësi do të rinovojë kontratën me Teutën. Sulmuesi ishte në bisedime prej ditësh me drejtuesit e Vllaznisë dhe u mendua se do të pranonte ofertën, por ai u ktheu përfundimisht një përgjigje negative shkodranëve. Pas afrimit të qendërsulmuesit kenian Ismael Dunga, klubi mendoi të blindonte repartin ofensiv me afrimin e Hebajt.
hEBAJ
Mirëpo, ndryshe nga sa mendohej, 22-vjeçari ka thënë “jo”. Në këto kushte, te Vllaznia janë të detyruar tashmë të fokusohen për afrimin e një sulmuesi tjetër, që me shumë mundësi do të jetë i huaj. Prej ditësh përflitet afrimi i maqedonasit Marko Simonovski.
Marko_Simonovski
Lojtari që ka mbyllur sezonin me ekipin rumun të Volunatarit nuk është bindur nga oferta e Vllaznisë, por gjithsesi ka lënë një “derë” të hapur dhe palët mund të rinegociojnë. Mësohet se 28-vjeçari nga Shkupi ka kërkuar shumë më tepër nga sa i ka ofruar Vllaznia. Megjithatë, çdo gjë do të shikohet në ditët në vijim.

DREJTORI DJARMATI
marko-djarmati

Drejtori i Vllaznisë, Matko Djarmati, beson se skuadra është ndërtuar me synimin për të kapur Kupat e Europës. “Ne çdo ditë përpiqemi të bëjmë një gjë më mirë se sezoni i kaluar. Është një punë e vështirë, por unë dhe stafi jemi optimistë. Disa lojtarë që kanë ikur nga Vllaznia ne i kemi piketuar për t’i mbajtur edhe për një vit. Kontrata e tyre kishte mbaruar dhe me disa nuk kishim mundësi financiarisht, ndërsa të tjerë kishin dëshirë të largoheshin jashtë Shkodrës. Unë e njoh Superioren shumë mirë dhe çdo ditë flas me trajnerin. Objektivi jonë është të provojmë të kapim një vend në Kupat e Europës. Por në fund do ta shikojmë ndeshje pas ndeshjeje se ku do të arrijmë. Vendimet që kemi marrë deri më tani për merkaton kanë qenë kolegjiale dhe fjala e fundit normalisht është e trajnerit Brdariç”, ka thënë Djarmati.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"