Hapi i madh në karrierë, ish-mesfushori shqiptar i Skënderbeut firmos me klubin e Bundesligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2024 | 23:23

Hapi i madh në karrierë, ish-mesfushori shqiptar i Skënderbeut firmos me klubin e Bundesligës

Mesfushori Agon Elezi ka bërë sot hapin e madh të karrierës së tij. Futbollisti 22-vjeçar, ka kaluar vizitat mjekësore dhe ka firmosur me klubin e Bohum në Bundesligë.

Agon Elezi

Djaloshi i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur në sezonin 2019-2020 me Skënderbeun në Kategorinë Superiore, që pas asaj eksperience kishte luajtur në Kroaci me klubin e Varazhdin. Meqë ai nuk kishte pranuar të rinovonte kontratën që mbaronte në fund të këtij edicioni, klubi e kishte çuar të stërvitej me ekipin e të rinjve që në nëntor, ndërsa gjatë janarit ia kishte ofruar klubeve të ndryshme.

agon elezi

Në fund, kishte ardhur një ofertë e papritur nga Bohumi në Gjermani, që ka vlerësuar cilësitë e mesfushorit i cili ka luajtur 9 ndeshje me fanellën e Maqedonisë së Veriut gjatë karrierës së tij. Pas këtij transferimi, padyshim Elezi pritet të jetë më rregullisht në planet e ekipit përfaqësues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"