Grupi B, Partizani eliminohet nga Kupa e Shqipërisë (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2016 | 15:27

Grupi B, Partizani eliminohet nga Kupa e Shqipërisë (Video)

Grupi B i Kupës së Shqipërisë ka dhuruar surprizën më të madhe të turneut, pasi ka parë pretendentët e Partizanit të eliminohen që në këtë tur. Skuadra e drejtuar nga Sulejman Starova kishte si synim sot të përmbyste humbjen 1-0 të ndeshjes së parë në Lezhë ndaj Besëlidhjes, por nuk ia ka dalë të marrë më shumë se një barazim 1-1 dhe si rrjedhojë i ka dhënë lamtumirën e papritur turneut ku shihej si një prej pretendentëve.

beselidhja partizani

Grupi B

Partizani-Besëlidhja 1-1 (0-1)
45′ Vila / 56′ Sidibe

Teuta-Kastrioti 3-1 (1-2)
68′ Dita, 75′ Rashica, 85′ Gripshi / 7′ Lilaj

Vllaznia-Kamza 6-0 (2-0)
15′ Dyca, 22′ , 81′ Pepa, 27′ Krymi, 73′, 76′ Erkocevic

Flamurtari-Tërbuni 2-0 (3-3)
18′ Radovic, 28′ Dushku

*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para

Çerekfinalet

Flamurtari-Besëlidhja

Teuta-Vllaznia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"