Goli në frymën e fundit i jep kryesimin Dritës, Feronikeli i Duros bie në minutën e 94

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2021 | 17:00

Goli në frymën e fundit i jep kryesimin Dritës, Feronikeli i Duros bie në minutën e 94

Goli i Festim Alidemaj në minutën e 94’, i ka dhënë një fitore shumë të rëndësishme Dritës ndaj Feronikelit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23 në Superligën e Kosovës.

Dritaa-1-696x464

Një fitore tejet e rëndësishme kjo për Dritën, e cila i ngjit në vendin e parë me 50 pikë, 2 më shumë se Ballkani i Bledi Shkëmbit.

Gjatë gjithë 90 minutave ishte një ndeshje e barabartë dhe e luftuar nga të dyja ekipet, teksa rastet nuk munguan, por do të zhbllokohej vetëm në minutën e 94’, ku Alidemaj ia del ta dërgojë topin në rrjetë, për t’i dhënë fitoren dhe kryesimin skuadrës nga Gjilani.

Feronikeli i Klodian Duros mbetet në vendin e 6-të me 27 pikë dhe kjo është humbja e 3-të në 5 ndeshjet e fundit.

bandicam 2021-03-07 17-15-00-226

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"