Goditje e rëndë për Laçin, kapiteni do të mungojë 3 javë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2018 | 18:22

Goditje e rëndë për Laçin, kapiteni do të mungojë 3 javë

Laçi ka marrë një goditje jo të lehtë së fundmi, pasi trajneri Gentjan Mezani nuk do të ketë të gatshëm për 2-3 javë kapitenin e ekipit, Gentian Selmani. Portieri ka disa kohë që po vuan një dëmtim muskulor, por rikthimi ndaj Kamzës ka rezultuar i përshpejtuar, pasi portierit i nisën shqetësimet.

gentian selmani

Madje, për shkak të këtij dëmtimi, Selmani humbi edhe dy ndeshjet e radhës të ekipit Kombëtar U-21 ndaj Sllovakisë. Kapiteni i Laçit u rikthye sërish në Itali, ku kreu një tjetër ekzaminim të specializuar në qendrën mjekësore të Juventusit. Në përfundim të vizitës ka rezultuar një lodhje e muskujve të këmbës së djathtë, kështu që lojtarit i duhet të pushojë për afro tri javë, në mënyrë që të rikuperohet plotësisht.

Laci

Dëmtimi i kapitenit vjen në një moment të rëndësishëm për laçianët, ku i presin përballje, nga të cilat varet edhe realizimi i objektivit Europë. Por, shtyrja e kampionatit për fundjavën që vjen, e zbut pak problemin e Laçit.

Laci-Kamza

Gjithsesi, për momentin tre shikohen ndeshjet, në të cilat Selmani pritet që të mos jetë titullar; në takimin e fundit të fazës së tretë ndaj Teutës, ndeshjen e parë të turit gjysmëfinal të Kupës ndaj Kukësit, si dhe sfidën me Partizanin, ku starton faza e katërt. Mësohet se portieri Gentian Selmani ka marrë garanci nga mjekët e Juventusit, që ai do të rikthehet shpejt në fushë dhe pa probleme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"