Gjyqtarë portugezë për sfidën Skënderbeu-Milsami

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2015 | 19:55

Gjyqtarë portugezë për sfidën Skënderbeu-Milsami

artur diasUEFA ka publikuar dje gjyqtarët e ndeshjes së kthimit mes Skënderbeut dhe Milsamit, e vlefshme për turin e tretë të Ligës së Kampioneve. Një treshe portugeze do të vendosë drejtësi në këtë takim, teksa kryesor do të jetë Artur Dias, ndërsa asistentë të tij, Rui Tavarez dhe Paulo Soarez.

Kryesori Dias është një 36-vjeçar, që për herë të parë në arenën ndërkombëtare ka gjykuar në sezonin 2012-2013. Ndërsa në mars të këtij viti, portugezi Dias ka drejtuar takimin mes Kombëtares rumune dhe asaj të Ishujve Faroe, e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2016”. Kjo është hera e parë që Dias që gjykon një ekip shqiptar. Ndërkohë, vëzhgues i arbitrave në takimin e nesërm është përzgjedhur spanjolli Juan Antonio Fernandez Marin. Nga ana tjetër, delegat i takimit do të jetë bullgari Pavel Kolev. Ndeshja luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, për shkak se stadiumi “Skënderbeu” nuk i plotëson kushtet e UEFA-s për turin e tretë të Ligës së Kampioneve. Takimi historik i korçarëve do të transmetohet direkt nga platforma “Supersport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"