Gjeti rrugën e rrjetës në Angli, futbollisti i Kombëtares shqiptare shpërblehet me… formacionin e javës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 23:20

Gjeti rrugën e rrjetës në Angli, futbollisti i Kombëtares shqiptare shpërblehet me… formacionin e javës

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Anis Mehmeti ishte protagonist në javën e fundit në Championshipin anglez me ekipin e tij, Bristol Siti. Në ndeshjen përballë Ipsuiçit, e cila u fitua nga këta të fundit, Mehmeti shënoi një supergol. 

mehmeti

Ajo paraqitje fantastike dhe ai supergol u shpërblyen, pasi sulmuesi 23-vjeçar është bërë pjesë e formacionit më të mirë të javës nga “Sky”, sipas “WhoScored”.  

Mehmeti është i vetmi lojtar nga Bristol Sitit që është pjesë e më të mirëve të kësaj jave. Vlen të theksohet fakti se në 28 ndeshje të luajtur në kampionat me fanellën e skuadrës angleze, talenti shqiptar ka shënuar 2 gola si dhe ka regjistruar 1 asist.  

PANORAMASPORT.AL

U kthye protagonist absolut në Angli, rrëfehet anësori kuqezi: Dua të bëhem si Hazard, Kutinjo e Nejmar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"