Gjëja që e bezdis më shumë në futboll, Haland kërkon të ndryshojnë… rivëniet anësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 19:05

Gjëja që e bezdis më shumë në futboll, Haland kërkon të ndryshojnë… rivëniet anësore

Erling Haland ka zbuluar se gjëja që e bezdis më shumë në futboll, janë rivëniet anësore. Duke folur për një podcast të klubit, sulmuesi norvegjez ka zbuluar se duhet që të ketë rregulla më të qarta për rivëniet anësore, ashtu si edhe të përdoret teknologjia e vijës së portës edhe për to.

haland

Sulmuesi i Sitit bëri të qartë se kishte ardhur koha që teknologjia e vijës së portës, të përdorej për çdo vijë të fushës, për të qenë të gjithë të qartë nëse kishte dalë apo jo topi jashtë. Njëkohësisht, ai theksoi se rregullat mbi mënyrën se si duhej ekzekutuar një rivënie anësore, nuk kishin më rëndësi dhe duheshin hequr.

“Nëse e hedh nga kjo anë, apo nga ana tjetër, nuk ka rëndësi. Thjesht sigurohu të kesh të dy duart te topi, Unë as nuk ia kam idenë rregullave, nëse do të bëja një rivënie, me siguri do ta bëja gabim. Por nuk ka rëndësi nëse e hedh topin drejt poshtë, lart apo si të duash. Unë do ta kisha ndryshuar këtë rregull.

Pastaj nuk mund të vjedhësh shumë metra, duhet të ketë një limit se sa larg mund të shkosh dhe se sa kohë të duhet për ta ekzekutuar. Mendoj se kjo duhet të ndodhë në të ardhmen”, shpjegoi Haland.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"