Gazetarët provokojnë trajnerin e Serbisë për Shqipërinë: I përket së shkuarës…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2018 | 13:31

Gazetarët provokojnë trajnerin e Serbisë për Shqipërinë: I përket së shkuarës…

Në grupin E situata janë shumë të trazuara. Serbia dhe Zvicra do të ndeshen së bashku në xhiron e dytë të Botërorit. Serbët ndohen të parët me 3 pikë dhe kanë një rast të mirë për ta mbyllur kualifikim përpara se të luajnë me Brazilin. Në konferencën për shtyp trajneri serb, Mlladen Krstajiç është provokuar për origjinën e disa lojtarëve zviceran, për faktin se ata janë shqiptar.

serb

Trajneri i Serbisë ka qenë shumë diplomatik në përgjgigjen që ka dhënë. “ Sa i përket futbollistëve me origjinë shqiptare, unë nuk merrem me çështje politike. Unë vetë vij nga kultura të ndryshme, babai im ka lndur në Malin e zi, ndërsa nëna serbe. Rëndësi për ne ka që Zvicra ka një kombëtare të mirë. Skandalet mes Shqipërisë dhe Serbisë i përkasin të shkuarës, unë mendoj të shohim përpara” ka përfunduar Krstajiç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"