Gazeta franceze zbulon detajet e bujshme/ Paga e çmendur që Mesi do të përfitojë te PSG-ja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 11:40

Gazeta franceze zbulon detajet e bujshme/ Paga e çmendur që Mesi do të përfitojë te PSG-ja

110 milionë euro në tre vjet. Titulli me të cilin hapet gazeta prestigjioze franceze “L’Equipe” ka të bëjë pikërisht me pagën e Leo Mesit te PSG-ja.

ea7a7496-d1b3-4e7f-9824-99c39caa1ffe

Gazeta ka arritur të zbulojë kushtet e pagës të kontratës që lidh argjentinasin me klubin parizian deri në vitin 2024.

8c52420e740b94fcb693ae1a08ce350b-68185-1631940243

Në kontratë ka shumë shpërblime individuale si dhe nga ato që kanë të bëjnë me ecurinë e ekipit, që në total, nëse Mesi i kap të gjitha bonuset, do të bënin që “Pleshti” të arrinte shifrën rekord prej 110 milionë euro neto: 30 këtë sezon, 40 të dytin dhe 40 milionë për të tretin (sezoni opsional).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"