FOTO+VIDEO/ 4 shtator 2004, kur Shqipëria nënshtronte Greqinë kampione Europe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2020 | 21:30

FOTO+VIDEO/ 4 shtator 2004, kur Shqipëria nënshtronte Greqinë kampione Europe

4 shtator 2004. Në një “Qemal Stafa” të stërmbushur, Shqipëria niste fushtatën e kualifikueseve të Botërorit 2006, duke pritur në shtëpi Greqinë. Dhe si për habinë e të gjithve, të gjithë do të festonin si të çmendur në atë stadium.

Sot, shënojnë plot 16 vite, nga fitorja e paharrueshme ndaj grekëve, me shifrat 2-1, të cilët, ishin shpallur kampionë europe, vetëm 2 muaj më parë, në 4 korrik të 2004, teksa në finale mundnin Portugalinë.

Golat për Shqipërinë i shënonin Murati që në minutën e tretë, pas një gabimi në mbrojtjen greke, dhe më pas, Adrian Aliaj, me një goditje spektakolare nga goditja e dënimit, dyfishonte që në pjesën e parë.

Shqiperia para Greqise

Më pas, goli i Janakopulos në minutën e 38-të, vetëm sa i shkurtoi shifrat. Fitorja solli një festë të jashtëzakonshme në rrugët e Tiranës, ku të gjithë shqiptarët dolën për të festuar. Edhe pse, kjo ndeshje nuk kaloi pa incidente. Një emigrant shqiptar u vra nga një tifoz grek në ishullin Zakiso pas përfundit të ndeshjes së futbollit Shqipëri-Greqi. Emigranti quhej Gramoz Palushi dhe u qëllua me thikë gjatë një grindjeje të një grupi tifozësh grekë me një grup shqiptarësh, të cilët po festonin fitoren e Shqipërisë.

shqiperi greqi

kombetarja-696x418

Capture

Capture1

7 3 2 Shqipëri-Greqi-2-1-1

gramoz-palushi-603x330

(Gramoz Palushi)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"