Gjika kthehet në kohë dhe kujton Flamurtarin e Europës: Si shkëlqejnë çunat, klubi serioz fillon nga veshja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2020 | 13:40

Gjika kthehet në kohë dhe kujton Flamurtarin e Europës: Si shkëlqejnë çunat, klubi serioz fillon nga veshja

Tashmë që futbolli është pezulluar dhe po pritet vendimi se kur do të rinisë, të shumtë janë ata që janë bërë nostalgjik dhe kujtojnë momentet më të bukura të së kaluarës.shpetim-gjika-stadium

Të njëjtën që ka bërë edhe ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Ky i fundit në profilin e tij zyrtar, ka postuar një foto të Flamurtarit të vitit 2009, kur këta të fundit luanin në turin europian.

Pikërisht këtë foto Gjika e shoqëron me shkrimin: “ Ekipi i Flamurtarit në aeroportin e Rinasit, përpara nisjes në Skoci në kuadër të pjesëmarrjes për Europa League 2009! Një klub serioz fillon që me ‘look’-un e ekipit! Shikoni si shkëlqejnë çunat, të gjithë të veshur me kostumin e ofruar nga drejtuesit!”, shkruan Gjika.gjika

Ky postim vjen në një moment kur Flamurtari ndodhet në një moment shumë të vështirë, teksa është me një këmbë në Kategorinë e Parë, ku lojtarët kanë edhe shumë rroga ende të pa marra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"