FOTO/ Prezantohet topi i ri në Serinë A, dizajn unik dhe risi që çojnë në perfeksion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2023 | 12:46

FOTO/ Prezantohet topi i ri në Serinë A, dizajn unik dhe risi që çojnë në perfeksion

Seria A italiane arriti të çonte këtë sezon 3 skuadra në finalet e Kupave të Europës. Megjithëse asnjëra skuadër nuk arriti të çonte një trofe në Itali, paraqitja ishte relativisht pozitive, teksa tashmë kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri.

3

Liga ka prezantuar edhe topin e sezonit të ri, ku nga bashkëpunimi me PUMA-n është krijuar një top me një dizajn unik. Topi do të ketë 12 pjesë përbërëse, duke reduktuar numrin e qepjeve dhe duke i dhënë topit një formë më të mirë falë lidhjes që i është bërë.

Ashtu si sezonin e shkuar, topin e karakterizon shpejtësia që merr në momentin e goditjes. Një nga materialet e përdorura, është shkuma POE e cila i jep topit më shumë ndjeshmëri në prekje dhe qëndrueshmëri më të madhe në kërcim. Topi ka edhe një teksturë 3D 1.2 mm, e cila ndihmon në aerodinamikën e tij, duke e çuar thuajse në perfeksion. Topi i ri i Serisë A, u prezantua nga Olivier Zhiru i Milanit dhe Alesandro Bastoni i Interit.

1 2 4

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"