FOTO/ Kastrioti fuqizohet para transfertës, me krutanët bashkohet afrimi i fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2023 | 11:51

FOTO/ Kastrioti fuqizohet para transfertës, me krutanët bashkohet afrimi i fundit

Arturo Rexhinaldo forcon Kastriotin para ndeshjes në Kukës. Sulmuesi nga Mozambiku ka mbërritur më në fund në Shqipëri dhe ka nisur menjëherë stërvitjen me skuadrën krutane.

Rexhinaldo gjatë stërvitjes së djeshme me Kastriotin

Rexhinaldo
gjatë stërvitjes
së djeshme me
Kastriotin

Siç edhe shikohet në foton e publikuar nga “Panorama Sport”, Rexhinaldo është vendosur menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ardian Mema.

Mbetet për t’u parë se si do të jetë gjendja fizike e tij, pasi vjen pas një kohe të gjatë pa luajtur. Sulmuesi ka qenë së fundmi te Dinamo, ndërsa më parë ka luajtur në Superiore me Luftëtarin, Laçin dhe Kukësin.

Në seancën e djeshme, për t’i uruar mirëseardhjen Rexhinaldos, si dhe për të karikuar skuadrën, ka qenë i pranishëm edhe presidenti Alban Vogli.

SITUATA – Kastrioti luan nesër në Kukës një transfertë shumë delikate për vazhdimësinë e kampionatit.

Në fazën e parë krutanët fituan me shifrat 1-2, ndërsa këtë herë renditja i gjen të dyja skuadrat në pozicione të vështira, me Kastriotin të fundit dhe Kukësin të parafundit.

Në sfidën e fundit ndaj Erzenit, që përfundoi 2-2, u dëmtua mesfushori nigerian, Olauale Onanuga, i cili dje nuk u stërvit, por shpreson që të jetë i gatshëm në Kukës. Në dyshim është edhe sulmuesi Santiago Selmani, i cili vjen pas një dëmtimi dhe mungoi në stërvitjen e djeshme, ndërsa pritet rikthimi i Prenkoçeviç.

Mungesë e sigurt në Kukës do të jetë edhe mbrojtësi i djathtë, Eneid Kodra, i cili ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë.

SHKËLQIM HASANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"