FOTO/ Bujtina “Vila Disha”, për të apasionuarit e agroturizmit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2021 | 10:00

FOTO/ Bujtina “Vila Disha”, për të apasionuarit e agroturizmit

Si në shtëpi. Kështu e gjen veten në bujtinën “Vila Disha”. Një ambient i ngrohtë emocionalisht, ku nuk mungon fryma mikpritëse e të parëve, e trashëguar po kaq bukur ndër breza. Një shtëpi historike, e ndërtuar në 1900, e djegur nga gjermanët në Luftën e Dytë Botërore, dhe e ringritur sërish në këmbë në 1955-ën.

Bujtina Disha

Sot është objekti më i bukur dhe me vlerë i investuar mbi agroturizmin në zonën e Shëngjergjit. Një drejtim që prej dy vitesh ia dha nipi i shtëpisë Disha, Besi, pas përvojës së tij të gjatë në Itali. Bujtina “Vila Disha” gjendet në një panoramë të bukur të krahinës së Shëngjergjit, rrethuar nga shije oksigjeni të pastër, ilaç bio për shëndetin.

Bujtina3

E rrethuar nga mali i gurtë, i gjelbëruar, rrjedha e lumit Erzen me një degëzim poshtë këmbëve të vilës, nga parku i madh pemëtor që rrethon bujtinën, i mbjellë me të gjithë fruta-perimet e stinës, si dhe nga kopshti, ku nuk mungojnë shpendët dhe kafshët. Gjithçka vihet në funksion të familjarëve që zgjedhin të pushojnë në bujtinën “Vila Disha”, duke i prekur dhe parë nga afër gjithçka përbën kuriozitet dhe dëshirë për t’u marrë me diçka ndryshe. Një lloj relaksi për t’u çliruar nga ngarkesa e përditshme, rutinore.

dhoma bujtina disha

Bujtina “Vila Disha” ofron komoditet 24/7 në hoteleri, me akomodim në 6 dhoma të konceptuara për familje, shërbim restoranti me gjithçka organike, nga kopshti në tryezë sipas varianteve të stinës, pa harruar qumështin e freskët dhe nënproduktet e tij, që në çdo periudhë të vitit janë karakteristikë për shijen. Bujtina “Vila Disha” ju ofron mundësinë të pushoni dhe të shijoni bukuritë natyrore të fshatit Shëngjergj.

Adresa: Shëngjergj Cel: +355 (0) 69 33 00 430 | +355 (0) 68 28 27 542 E-mail: [email protected] “Facebook|” dhe “Instagram”: @viladisha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"