FORMULA 1/ Leklerk më i miri në provat zyrtare të Azerbajxhanit, sërish “pole position” për pilotin e Ferrarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2022 | 17:39

FORMULA 1/ Leklerk më i miri në provat zyrtare të Azerbajxhanit, sërish “pole position” për pilotin e Ferrarit

Sharls Leklerk arriti të triumfonte sërish në provat zyrtare, kësaj radhe në Azerbajxhan, me pilotin nga Monako që do ta nisë nga “pole position”-i në garën e Çmimit të Madh të Bakus.

leklerk-ferrari

Kampioni i Botës në fuqi, Maks Vershtapen, nuk shkoi më shumë se vendi i tretë, ndërsa shoku i tij i skuadrës Serxhio Perez do të niset nga vendi i dytë.

Nga ana tjetër, britaniku Luis Hemilton vazhdon të zhgënjejë, duke e nisur garën vetëm nga vendi i shtatë.

132

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"