FORMULA 1/ Gara e parë e Las Vegasit i takon kampionit, Vershtapen mposht yllin e Ferrarit dhe thellon rekordin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2023 | 8:50

FORMULA 1/ Gara e parë e Las Vegasit i takon kampionit, Vershtapen mposht yllin e Ferrarit dhe thellon rekordin

Maks Vershtapen është fituesi i Çmimit të Madh të Las Vegasit, në garën e parë që zhvillohet në qytetin e kazinove.

vershtapen

Piloti holandez mposhti Sharl Lëklerk dhe Serxho Perezin në një garë të luftuar, për të thelluar rekordin e tij për më shumë gara të fituara në një sezon, duke e çuar në 18 të tilla nga 21 të zhvilluara.

Kampioni i Botës në fuqi tregoi dhe njëherë që është ai ylli i ri i këtij sporti dhe se rivalët që mund ta ndalin janë të pakët.

Sa i përket Perezit, meksikan siguroi vendin e dytë në renditjen e pilotëve, pasi Luis Hamilton u rendit vetëm në vendin e 7-ë.

Pas një jave do të jetë dhe gara e fundit e sezonit, e cila do të mbyllet në Abu Dhabi.

456798798

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"