FORMACIONI I MUNDSHËM/ Shans i artë për të shkruar historinë, Egbo përgatit “armatën” kundër Jang Boisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2020 | 12:50

FORMACIONI I MUNDSHËM/ Shans i artë për të shkruar historinë, Egbo përgatit “armatën” kundër Jang Boisit

Tirana zbret në fushën e Jang Boisit me qëllimin e vetëm realizimin e ëndrrës së pjesëmarrjes për herë të parë në historinë e saj në fazën finale të një kompeticioni europian të klubeve. Bardheblutë janë përgatitur prej kohësh për përballjen me kampionët e Zvicrës teksa kanë shfrytëzuar dhe bojkotin e kampionatit.
120473168_2696524377270334_3554929821014693400_o

Tirana mbërriti në Bernë pas më shumë se 3 orë e 30 minutash udhëtimi. Skuadra ka qenë e plotë, ndërsa jashtë kanë mbetur lojtarë si Shaqir Tafa për çështje federimi dhe Giamfi i dëmtuar, që nuk mund të luajë. Ndërsa kapiteni Idriz Batha, përtej shqetësimeve, do të luajë nga minuta e parë. Por nuk ia del Erjon Hoxhallari, i cili ka probleme me shpinën, dhe sipas të gjitha gjasave, do ta nisë ndeshjen nga stoli. Në seancën e fundit skuadra ka provuar edhe goditjet nga penalltia.

RRESHTIMI – Duke nisur nga porta, Visar Bekaj pritet të debutojë sot me fanelën bardheblu. Trajneri Egbo i beson qendrën e mbrojtjes dyshes Vangjeli-Najdovski. Për sa u përket krahëve, maqedonasi tjetër Toshevski pozicionohet në krahun e djathtë, kurse Ismajlgeci merr vendin e Erion Hoxhallarit.

“Diga” do të plotësohet me Çelhakën dhe Bathën, i cili ka vendosur të sakrifikojë për ekipin. Torasa, Kobina dhe Kale do të mbështesin Ernest Muçin në sulm.

tirana

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"