VIDEO/ Interi dështon sërish, perla e Naingolanit i heq fitoren ekipit të Kontes

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 26, 2020 | 14:36

Bota FB Seria A Të fundit

VIDEO/ Interi dështon sërish, perla e Naingolanit i heq fitoren ekipit të Kontes

Interi ka dështuar të fitojë edhe ditën e sotme në kampionat, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Kaljarit në shtëpi.


LAUTARO

Ndeshja nisi mirë për zikaltërit, të cilët që në fillim u hodhën në sulm për të gjetur golin e avantazhit. Pikërisht atë e gjetën në minutën e 29’, kur Lautaro Martinez ia doli të shfrytëzojë shumë mirë një krosim të  marrë nga Eshli Jang dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Me këtë këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë ishte ndryshe për miqtë. Kaljari u hodh në sulm për të gjetur golin e barazimit, duke tentuar disa herë, por pa ia dalë me sukses.

Atë që nuk bënë sulmuesit në zonë, e bëri Naingolan nga jashtë, teksa me një gjuajtje shumë të bukur nga jashtë zonës ia doli ta dërgojë topin në rrjetë, duke mos i dhënë asnjë mundësi Handanoviçit. Nainggolan.Cagliari.2019.20.tiro.750x450

Pas kësaj lojtarët e Interit tentuan të gjenin avantazhin, por pa sukses pasi miqtë mbroheshin mirë prapa.

Me këtë barazim, Interi i jep një “asist” të mirë Juventusit, për tu shkëputur akoma më shumë dhe gjithashtu i jep mundësinë Lacios për ta barazuar me pikë. Ekipi i Kontes nuk njeh fitore në kampionat prej 3 ndeshjes, teksa kanë grumbulluar vetëm 3 barazime radhazi.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com