Flamurtari ka mbetur pa trajner, presidenti Idrizi: Ja kush qëndron në krye të operacionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2024 | 20:49

Flamurtari ka mbetur pa trajner, presidenti Idrizi: Ja kush qëndron në krye të operacionit

Flamurtari është i pavendosur për pasardhësin e Dritan Resulit. Ende nuk ka një emër konkret për trajnerin e ri, por Sinan Idrizi thotë se skuadra do të stërvitet nga Alfred Ferko.

SINAN IDRIZI

“Nuk kam hyrë në bisedime me asnjë. Është Alfred Ferko tani që është në krye të këtij operacioni dhe të qëndrojë atje.

Ai mban përgjegjësinë për pjesën e tij, nuk diskutohet fare. Të gjithë bashkë. Ndoshta deri në Elbasan e zgjedhin trajnerin e ri, por për momentin është Ferko në krye të ekipit”, tha administratori për këtë çështje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"