Flamurtari bind Sukajn, ja pse nuk nis stërvitja. Lojtarët duan…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2019 | 10:08

Flamurtari bind Sukajn, ja pse nuk nis stërvitja. Lojtarët duan…

Xhevahir Sukaj pra non të vazhdojë karrierën te Flamurtari, edhe pse klubi vlonjat po kalon një nga momentet më të errëta të tij. Sulmuesi shkodran kishte folur edhe më parë me administratorin Sinan Idrizi, por dje u ra dakord që akordi mes tyre të bëhej zyrtar, teksa ishte klubi që e njoftoi përmes faqes në “Facebook”. Edhe vetë Sukaj pranoi për “Panorama Sport” se i ka dhënë fjalën administratorit për të qëndruar, por pa dhënë më tepër detaje rreth kontratës.

Sukaj

PRAPASKENAT

Zbulohen prapaskenat e vonesës së përgatitjeve te Flamurtari. “Panorama Sport” ka mësuar nga burime të sigurta pranë klubit vlonjat se përveç problemeve financiare që dihen, trajneri i ri Gerd Haxhiu nuk panon të dalë në stërvitje pa patur grupin e plotë të lojtarëve ashtu siç i është premtuar.

Por një arsye konkrete dhe e fortë që ende Flamurtari nuk po nis përgatitjet, është që përvec stafit me të cilin mund të gjendet gjuha e përbashkët, problem janë lojtarët. Këta të fundit nuk kanë pranuar të dalin në fushë pa marrë lekët në dorë. Por situata bëhet edhe më problematike kur në mes ka edhe ultimatume. Gazeta mëson se lojtarët që klubi ka kontaktuar kanë vendosur një afat, çka do të thotë se ata nuk mund të presin edhe kaq gjatë. Dita e sotme është afati përfundimtar që ata kanë vendosur. Nëse klubi do ti kontaktojë sot dhe do t’u hedh këstin e parë të pagesës në llogaritë e tyre bankare, atëherë ata janë të gatshëm për tu bërë pjesë e Flamurtarit.

Flamurtari goli

Nëse pas ditës së sotme nuk do të kontaktohen nga klubi, gjasat janë që lojtarët që janë në kontakt nga vlonjatët të shikojnë punën e tyre dhe të mos presin më.

Por i njëjti kusht është edhe nga stafi teknik. Edhe drejtuesit teknik të ekipit duket se nuk do të presin gjatë. Kushti i parë i tyre është formimi i ekipit me lojtarë që të jenë titullarë si dhe të afirmuar në karrierën e tyre, pasi nuk mund që ta nisin e ta vazhdojnë kampionatin me të rinj. Në planin e dytë, por jo pa rëndësi është edhe ana financiare. Edhe kjo mbetet e rëndësishme për stafin teknik, që duke parë se çfarë ndodhi në sezonin e kaluar, nuk duan që të bëjnë të njëjtin gabim.

LOJTARËT

Flamurtari e ka merkaton vetëm në letër. Emrat për të cilët interesohen janë të njohur për kampionatin shqiptar, por edhe lojtarë me eksperiencë. Kështu veç Ribajt dhe Veliut, “Panorama Sport” mëson se klubi vlonjat interesohet edhe për të tjerë lojtarë. Drejtueist interesohen për vlonjatin Orjad Beqiri. Vlonjati sezonin e fundit e mbylli tek Kamza, ndërsa më parë ka qenë për disa vite si kapiteun te Luftëtari.

Ndërkohë, Flamurtari interesohet edhe për japonezin Masato Fukui, që ka qenë pjesë e Kamzës. Fukui ishte në Vlorë për bisedime edhe dy dite më parë ku u takua edhe me administratorin Idrizi, por palët nuk ranë dakord. Vështirë është në fakt që të bien dakord tani kur edhe situata në Vlorë është e nderë. Një tjetër lojtar të cilin drejtuesit e Flamurtarit e kanë në plane është edhe Jurgen Vatnikajn që ka qenë pjesë e Kastriotit në sezonin e fundit, por edhe lojtar i Partizanit e Kombëtares U-21 në të kaluarën.

ERMAL SIKA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"