Fitorja me tre gola kundër Apolonisë, trajneri i Orikut: Dominuam, por nuk e kisha parashikuar kështu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2022 | 9:30

Fitorja me tre gola kundër Apolonisë, trajneri i Orikut: Dominuam, por nuk e kisha parashikuar kështu

Arlind Rustemi është i kënaqur për fitoren, e cila është e para në fushën e sapoinauguruar.

ARLIND RUSTEMI

Trajneri tregohet i sinqertë që nuk e kishte parashikuar kështu, duke pasur parasysh kundërshtarin që do të kishin përballë.

“Të them të drejtën ndeshjen e kishim përgatitur për të marrë pikët maksimale, duke ditur se luanim për herë të parë në fushën tonë. Ishte shumë e rëndësishme për ne ta inauguronim me fitore.

Por duke njohur kundërshtarin që kishim përballë, nuk e prisja që rezultati të ishte i thellë dhe as ta dominonim kundërshtarin në çdo aspekt. Kjo është falë këmbënguljes dhe shpirtit luftarak që kanë treguar djemtë gjatë gjithë 90 minutave.

Qoftë në lojë, por edhe në rezultat ishte dominim në të gjitha aspektet. Tani duhet të mendojmë për derbin me Flamurtarin”, përfundon numri një i pankinës së Orikut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"