Fitorja me Besën qetëson ballshiotët. Plotësohet Bylisi, rikthehen katër titullarë për Burrelin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2024 | 20:50

Fitorja me Besën qetëson ballshiotët. Plotësohet Bylisi, rikthehen katër titullarë për Burrelin

Bylisi ka gjetur qetësinë pas fitores me Besën, por kërkohet që ekipi të jetë vigjilent për vazhdimësinë. Duket se lufta tashmë bëhet për vendin e parë, pasi Flamurtari dhe Vora janë diferencuar më shumë me kreun.

bylis besa

Falë ndërprerjes së kampionatit, Bylis ka kohën e mjaftueshme për të menduar për ndeshjen e radhës, ku i pret transferta e Burrelit.  Ndryshe nga sfida me Besën, ballshiotët do të jenë më të plotë ndaj matjanëve. Rikthehen titullarët që munguan ndaj kavajasve, si Abazaj e Goxha në mbrojtje, si dhe Xheferson e Berisha në sulm.

Ndërkohë shpresohet shumë te rikuperimi i Felipe Sozës. Kur kanë mbetur edhe tetë javë deri në fundit e garës, Bylisi do të kërkojë me patjetër që të rimarrë kreun e renditjes në Kategorinë e Parë. Deri në disfatën që pësuan me Luzi 2008, dy javë më parë, mund të themi se ballshiotët kanë bërë një sezon thuajse perfekt.

ERJON SALIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"